Vetëvritet një protestues në burgun e Teheranit

15:27 | 8 Janar 2018
Arbresh.info

Një 22 vjeçar që po mbahej në burgun Evin të kryeqytetit iranian, Teheran ka vdekur, bëjnë të ditur dy deputetë.

Sina Qanbari raportohet të ketë vrarë veten në burg, transmeton portali arbresh.info

Ai ishte në mesin e më shumë se një mijë njerëzve të arrestuar që nga fillimi i protestave dy javë më parë.

Anëtarët e familjeve janë mbledhur para burgut për të marrë vesh lajme për më të dashurit.

Të paktën 21 persona janë vrarë në protesta, të cilat shpërthyen në të gjithë vendin për shkak të gjendjes ekonomike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme