Lëvizja Besa mbajti konferencë për shtyp në lidhje me hyrjen me dhunë sot nē mëngjes në selinë e partis, Abdush Demiri konfirmoi se kanë hyrë në seli dhe se nesër kryetari i partisë, Bilall Kasami do të mbajë konferencë për shtyp në lidhje me ndodhinë.
“Pasi tentuam dy ditë me radhë që të hijmë në selinë e partisë e njëjta gjë na ishte e pamundësuar pasi brenda në seli ka pasur persona të paidentifikuar dhe të paautorizuar. Menjëherë i kemi njoftuar edhe organet e rendit që të vijnë në vendngjarje pasi që edhe dy ditë përpara e kemi paraqitur rastin në fjalë në organet kompetente. Organet e rendit përfunduan procedurat e tyre dhe me siguri pas kësaj do pasojnë edhe paditë penale për të gjithë ata që janë të involvuar në uzurpimin e selisë së Lëvizjes Besa në Shkup. Për detaje më të hollësishme reth situatës së krijuar nesër kryetari i partisë, Bilall Kasami do të mbajë press konferencë”. tha Abdush Demiri./Gazeta Express/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...