Një kosovar vret dy femra në Zvicër

13:54 | 8 Janar 2018
Arbresh.info

Gjatë mëngjesit të së hënës në Kantonin e Aargaut në Zvicër policia ka njoftuar se ka gjetur dy femra të vrara.

Ky rast është konfirmuar nga Policia e këtij Kantoni për gazetën “Blick”, transmeton lajmi.net.

Si i dyshuar për vrasjen e dyfishtë është arrestuar një kosovar i moshës 54-vjeçare.

Ndërsa forenzika po rishikon detajet e vrasjes, prokurori ka hapur një procedurë hetimore duke e ndërlidhur këtë rast me vrasje për mosmarrëveshje familjare për faktin se dy femrat e vrara kishin afërsi familjare me të dyshuarin. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme