Elvana kthehet në Tiranë, e shoqëruar

13:41 | 8 Janar 2018
L G

Elvana Gjata është kthyer në Tiranë. Prej gati një viti në Amerikë, Elvana Gjata po ndërton karrierën ndërkombëtare.

E kemi parë shpesh në studiot muzikore të Los Angeles-it, shoqëruar dhe nga producenti dhe kompozitori i njohur që ka krijuar disa këngë të Justin Bieber, Poo Bear, duke punuar për projektet e saj, por sot në Instagramin e këngëtares, ka një ndryshim. Ajo ndodhet sërish në një studio muzikore, por vendndodhja e saj është Tirana.

https://www.instagram.com/p/BdmumJ2FlIK/?taken-by=elvanagjataaaa

Dhe nuk është vetëm. Jason Boyd, me emrin e skenës Poo Bear, është me të. Së bashku me muzikantin tjetër Sasha Sirota.

Elvana i ka sjellë bashkëpunëtorët e saj në Tiranë dhe është duke punuar në një studio muzikore. Duket si diçka e madhe, e rëndësishme dhe e bukur, që ndoshta do të pasojë publikimet ndërkombëtare të Elvanës, pas “Forever is over”.

Sigurisht, informacionet e këngëtares janë gjithmonë të pakta…Dimë vetëm aq sa shohim, por nuk është pak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme