Skënderbeut i bashkohet edhe një kosovar

13:36 | 8 Janar 2018
Arbresh.info

Bernard Berisha, Liridon Latifi, Bajram Jashanica, sa për të përmendur disa, por jo vetëm. Skënderbeut i ecën me futbollistët nga Kosova.

Emri i fundit që i bashkohet korçarëve, vjen nga Suedia, siç citon “Vipsport”.

Ai quhet Egzon Korenica. Por vetëm kaq. Klubi korçar nuk ka dhënë asnjë informacion tjetër për Korenicën. Taktikë e tyre. Mesa duket, Skënderbeut i nevojitet kohë të bindet për kualitetin e futbollistit, që do të thotë që djaloshi është i ri dhe me të ardhme.

Klubi ka mbyllur një tjetër tratativë, duke veshur bardhekuq, sulmuesin e Apolonisë, Blerim Krasniqi.

Krasniqi ka një mesatare tepër të mirë goli, pasi ka shënuar 11 gola në 11 ndeshje, duke qenë golashënuesi më i mirë i kategorisë së parë. /ViqSport/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme