Google ADS

Shqipëria dhe Kosova të marrin masa ndaj Serbisë për linjën energjetike

11:53 | 8 Janar 2018
Arbresh.info

Konfederata e Industrive të Shqipërisë – Konfindustria ka shprehur shqetësimin për vazhdimësinë e moslejimit nga ana e Serbisë të vënies në pune të linjës 400 KW të ndërlidhjes së energjisë elektrike Shqipëri-Kosovë.

Në një komunikatë të lëshuar nga Konfindustria vlerësohet se ky veprim është duke i dhënë natyre të qartë të një lufte të pandershme tregtare dhe ekonomike.

“Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të shqyrtojnë me shpejtësi marrjen e masave kundërvepruese ndaj Serbisë, lidhur me çështjen e mësipërme”, kërkon Konfindustria.

Konfindustria vlerëson, se masat kundërpërgjegjëse mund të jenë të tipit tregtar dhe ligjor, duke patur parasysh demin financiar, që bllokimi i paarsyeshëm nga Serbia e vënies në punë të linjës 400 KW i shkakton teë dy vendeve.

Sipas Konfindustrisë Shqipëria dhe Kosova importojnë nga Serbia prodhime me vlere deri 500 milionë euro/vit. Traktatet ndërkombëtare parashikojnë marrjen e masave ndëshkuese si kundërpërgjigje ndaj politikave ekonomike dhe tregtare të pandershme të një vendi.

“Investimi për linjën 400 KW ka kushtuar mbi 75milionë euro të kredituara nga Banka Gjermane KFW. Mosvënia në punë jo vetëm i shkakton një dem financiar prej miliona euro/vit, rrezikon sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës, si edhe pamundëson krijimin e Tregut Rajonal të Energjisë. Njëkohësisht, qëndrimi i Serbisë për linjën e energjisë Shqipëri-Kosovë ka edhe natyrë të qartë kundërshtuese politike ndaj procesit te krijimit te Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor të kërkuar nga BE në Takimet e Berlinit dhe Triestes”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme