Rrahim Pacolli: Shfuqizimi i Speciales, kthim 18 vite prapa

12:21 | 8 Janar 2018
Arbresh.info

Sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli ka folur rreth Gjykatës Speciale dhe shfuqizimit të saj, shkruan arbresh.info

Sipas tij, një gjë tillë nuk do të duhej të ndodhte, sepse sjellë pasoja negative për vendin.

Pacolli thotë se qysh në fillimi nuk do duhej të themelohej, por gabimi tashmë është bërë.

Shkrimi i tij i plotë është poshtë:

Gjykata Speciale në vitin 2014 nuk është dashur të themelohet fare, e për këtë kanë bërë gabim deputetët.

Por meqë është miratuar atëherë janë mbyllur dyert për një kthim të mundshëm pa pasoja.

Shfuqizimi i kësaj Gjykate në një mënyrë tinëzare, vetëm na rikthen 18 vite pas, dhe na bën të humbim miqtë tanë amerikanë e evropianë.

Ne nuk e kemi luksin të kthehemi prapa dhe të prishim marrëdhëniet me të gjithë ata që kur kishim nevojë na ndihmuan, në veçanti SHBA-të.

Shfuqizimi i Gjykatës Speciale nuk i sjellë aspak të mira Kosovës. Një izolim i tipi të Shqipërisë së vitit ’45 të Enver Hoxhës është ajo që e pret vendin tonë, nëse i bëjmë aleatët tanë më të mëdhenj ndërkombëtarë të na kthejnë shpinën.

E efektet e natës së 22 dhjetorit duket se kanë nisur të shfaqen. RrP./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme