Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka reaguar lidhur me protestën që bënë qytetarët e Gjakovës për të kundërshtuar ardhjen e pelegrinëve serbë të cilët parashihej të arrinin të shtunën në kishë.
Megjithatë, këta të fundit anuluan vizitën, e protesta përfundoi pa ndonjë problem.
Gjuriq sot ka deklaruar se nuk është hera e parë që ndodhë diçka e tillë dhe sipas tij kjo është dëshmi se forcat ndërkombëtare në këtë rast nuk mund të bëjnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Indeksonline.
“Unë kam kërkuar të flas lidhur me këtë. Thonë se kanë mijëra ushtarë të armatosur, si shumë anëtarë të misioneve të ndryshme, e kur ata shohin se institucionet vendore nuk janë në gjendje të mbrojnë katër murgesha, kanë treguar se ata nuk e bëjnë punën e tyre as në këtë rast të veçantë. Kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodhë, kohëve të fundit serbëve të Gjakovës iu është bërë e pamundur për të arritur që të vizitojnë atë që i takon brezave të tyre”, ka thënë Gjuriq.
Madje Gjuriq nuk ka ngurruar që të ofendojë protestuesit gjakovarë duke thënë se “Muret janë më të forta se budallenjtë që bllokojnë manastirin”./Indeksonline
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...