Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë këtë të hënë, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama mund të jetë fare mirë një nga të pandehurit e reformës në drejtësi.
“Meqë zoti Rama ëhstë frikacak mendon se të tjerët janë frikacakë. Ne nuk e njohim frikën. Drejtësia vendoset nga institucionet, jo nga z. Rama. Ai mund të jetë një i pandehur i drejtësisë shumë shpejt dhe për mënyrën si ka vepruar.”- tha Kryemadhi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë gjykimi ka ajo mbi deklaratat e Ramës, i cili thotë se LSI ka frikë nga reforma në drejtësi.
Krymadhi shtoi se LSI ka bërë hapa konkretë për denoncimin e krimeve dhe shkeljes së ligjit nga ana e kryeministrit dhe do të vijojë të denoncojë shkeljet e Ramës.
“Kemi prova sa të duash. Kemi dorëzuar tashmë një akt-padi në Prokurori për zgjedhjet e 2017-ës, kur Rama i bëri thirrje policisë për tu përfshirë në fushatë në këmbin të kapeles së policit. Deri sot nuk është bërë asgjë në dijeninë time. Ne do ta ridërgojmë akt-padinë tonë edhe një herë kundër Ramës për shkelje të kushtetutës dhe shpërdorimit të detyrës”, u shpreh Kryemadhi.
Nga ana tjetër, Kryemadhi ka paralajmëruar se viti në të cilin kemi hyrë do të jetë i vështirë për shqiptarët, fillimisht për xhepat e tyre.
“2018 do të jetë një vit i vështirë jo vetëm për politikën shqiptare, por edhe për ekonominë e vendit. 2017 ishte viti i zgjedhjeve kriminale, që njollosën politikën shqiptare, blenë votat me paratë e krimit. Ishte viti i kanabizimit të vendit. Ekonomia shqiptare është me bazë konsumi ku mungojnë investimet e huaja, kjo vjen si rezultat i keqqeverisjes.
Është thelluar papunësia, dhe mungojnë investimet e huaja. Edhe investimet vendase janë më të ulëtat në këto vite. Këtë e fakton mungesa e likuiditeteve.
Drejtoria e Thesarit është mbyllur që më 15 dhjetor, gjë që tregon se nuk kreu asnjë likuidim me shoqëritë. Me skemën e re tatimore pritet rritje e çmimeve, pra buxhetet familjare do të hyjnë në një krizë. Qeveria tashmë është e paaftë për të thithur investime të huaja.”-theksoi Kryemadhi./Gazeta Express
https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1831400376873212/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...