Google ADS

Haxhiu: Dorëheqja ime ka ndodhur në muajin shtator të vitit të kaluar

10:40 | 8 Janar 2018
Arbresh.info

Deputetja  VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se kishte menduar për dorëheqje në shtator të vitit të kaluar mirëpo e kishte rishqyrtuar vendimin e saj për shkak se e kishte kuptuar se çfarë po ndodh brenda lëvizjes.

Haxhiu në një postim në Facebook ka kërkuar që të bëjnë të njëjtën gjë edhe anëtarët tjerë që dhanë dorëheqje ditëve të fundit, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e saj:

Javën e shkuar, në mbledhjen e fundit të Kryesisë është marrë vendim që të gjithë anëtarët që kanë dhënë dorëheqje nga Kryesia, të shqyrtojnë vendimin e tyre me mundësinë e rikthimit.

Duke pasur parasysh rrethanat, unë e konsideroj të drejtë këtë vendim.

Gjatë kësaj kohe Lëvizja ka kaluar në periudha jo të lehta dhe qytetarët në forma të ndryshme na kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi atë çfarë po ndodh në Lëvizje.

Meqë jemi duke kaluar këtë periudhë jo të lehtë, është e qartë se sfidat nuk rregullohen duke hequr dorë por duke u angazhuar drejtpërdrejtë e aktivisht.

Dorëheqja ime ka ndodhur në muajin shtator të vitit të kaluar, por sot jam më e qartë se kurrë mbi atë çka ka ndodhur e çfarë po ndodh në Lëvizje, prandaj e kam rishqyrtuar vendimin tim.

Unë do të jem në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë dhe do të angazhohem në zgjidhjen e problemit, kudo në secilin organ dhe mendoj që ata aktivistë e anëtarë që ja duan të mirën Lëvizjes, duhet të veprojnë njësoj sepse këtë ua kemi borxh qytetarëve dhe aktivistëve.

Jashtë demokracisë së brendshme dhe organeve të zgjedhura vendimmarrëse nuk mund të ketë asnjë lloj zgjidhje për cilëndo sfidë.

Gjatë javëve në vazhdim, ne na presin sfida të mëdha përfshirë këtu demarkacionin e Gjykatën Speciale dhe vetëm duke u përpjekur bashkërisht, ndalohen projektet e dëmshme për vendin dhe Lëvizja rritet e fuqizohet!/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme