Google ADS

Çmimet Golden Globe: Skandali i ngacmimeve seksuale dominon ceremoninë

10:05 | 8 Janar 2018
Arbresh.info

Fjalimet e fuqishme dhe deklaratat e unitetit kanë dominuar edicionin e 75-të të çmimeve Golden Globe.

Ishte ceremonia e parë madhore në Hollivud që kur kjo industri u godit nga skandalet e ngacmimeve seksuale, me yjet të veshura në të zeza për të nderuar viktimat, transmeton portali arbresh.info

Oprah Winfrey e përmblodhi dispononimin në këtë ceremoni, duke thënë se një ditë e re ishte në horizont teksa po merrte çmimin nderues.

Fituesi i madh i natës ishte filmi Tre Tabelat Jashtë Ebbing, Misuri (Three Billboards Outside Ebbing, Missouri) që mori në shtëpi katër çmime./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme