Shpërthim në Siri, 23 të vdekur

09:52 | 8 Janar 2018
Arbresh.info

Të paktën 23 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një shpërthimi në qytetin e mbajtur nga rebelët Idlib, në veri-perëndim të Sirisë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se caku i sulmit ishte selia e një fraksioni të vogël të rebelëve, transmeton portali arbresh.info

Shtatë nga të vdekurit besohet të jenë civilë.

Është e paqartë se çfarë shkaktoi shpërthimin në qarkun Thalatheen. Disa raportime sugjerojnë që ishte makinë bombë, ndërsa tjerët thonë se ishte një sulm me dron.

Observatori, i cili monitoron luftën civile të Sirisë përmes një rrjeti burimesh, tha se ekipet e shpëtimit po punonin për të rimarrë të vdekurit dhe të plagosurit nga ndërtesa e dëmtuar dhe shtëpitë aty pranë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme