Futbollisti i Realit beson në titull

08:47 | 8 Janar 2018
Arbresh.info

Casemiro u shpreh i dëshpëruar pas gabimit të radhës të Real Madridit.

Ai e pranon që tashmë është e vështirë që Reali ta zë Barcelonën, përcjellë “Lajmi.net”.

”Ishte një ndeshje e vështirë dhe me shumë intensitet. Të dyja skuadrat luajtën mirë, por ne i lëshuam dy pikë”, deklaroi Casemiro.

”Duhet të vazhdojmë të punojmë, por ky barazim e bën edhe më të vështirë për ne”.

”E dimë se është e vështirë ta zëmë Barcelonën, por Real Madridi kurrë nuk dorëzohet”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme