Ylli kosovar/britanez dallon prej kolegëve të saj muzikant, duke shkruar këngë rreth vetë-respektit dhe mbështetjes së bashkëkohësve të saj femr.
E lindur dhe e rritur në Kosovë, Dua ka arritur të bëhet një prej femrave kryesore të pop-it, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Dua Lipa është duke u bërë në heshtje një nga artistet më të njohura të planetit, deri tani 22-vjeçarja është e dhjeta në Spotify, pas Beyonce, por shumë më përpara Taylor Swift dhe Katy Perry.
Ajo u emërua si artistja më e transmetuar në Britani gjatë vitit 2017, pas një gare të fortë.
Ashtu si këngëtarja Rita Ora, prindërit e saj janë nga Kosova. Babai Dukagjin, është ish-muzikant që u bë menaxheri i marketingut dhe mami Anesa, një ekzekutive e turizmit, u larguan prej Kosovës nga konflikti në Ballkan më 1995.
Dua Lipa i bindi prindërit e saj që ta linte Kosovën dhe të kthehej në Britani në moshën 15 vjeçare pasi u kthye në Kosovë në moshën 11.
Ajo është bërë një model për gratë e tjera të reja me himnet e saj që flasin për vetë-respektin.
Por Dua, emri i së cilës shqiptohet “Doo-ah” dhe do të thotë “Dua” në shqip, ka thënë për Ritën: “Kushdo që vjen nga Kosova më bën krenar”.
Nga mesazhet që asaj i dërgojnë Dua tha: “Kam marrë shumë mesazhe nga vajzat që më tregojnë se i fuqizoj ato. Kjo do të thotë shumë, me të vërtetë. Unë u them atyre se kam kaluar nëpër të njëjtën gjë. Dhe unë do të flas me ato si me motrën time të vogël (Rinën), ose vëllain tim të vogël (Gjin). Gjithmonë kam provuar të jap një shembull të mirë. ”
Dua Lipa është frontmenin e një grupi amerikan, Pal Klein pas takimit në British Summer Time në Hyde Park në Londër.
Në vitin 2014 ajo kishte përdorë një shprehje raciste, por kërkoi falje duke thënë ” Unë gjithmonë ngrihem për drejtësi sociale dhe më vjen keq për këdo që kam ofenduar “.
Gjatë kohës kur ishte në shkollën fillore, Duas i kishin thënë se ajo nuk mund të këndojë, sepse nuk munud të arrijë shumë lart.
Ëndrra e saj dukej edhe më e paarritshyme kur në moshën 11 vjeç, familja e saj u zhvendos përsëri në Kosovë pasi babai i saj fitoi një punë të re. Ajo vazhdoi të këndonte dhe publikonte këngët në YouTube në moshën 14 vjeçare.
Dua tha: “Gjithmonë kam dashur të këndoj. Duhet shumë këmbëngulje. Nuk mund të heqësh dorë kurrë nga ajo që beson. ”
Ajo u zhvendos te një mik i familjes në veri të Londrës dhe studioi në Parlamentin Hill School, duke balancuar studimet e saj me punën në një klub nate. Pastaj ajo kur shkonte në shtëpi dhe do të shkruante këngët deri në orën 3 të mëngjesit.
Pas shumë sukseseve, tani ajo po punon në incizimin e projektit të saj të ardhshëm në në Xhamajkak
Rreth qëllimit të saj më të madh, ajo tha: “Do të doja të fitoj një Grammy.Do të doja të bëja një turne masiv të arenës botërore një ditë, të shihja se karriera ime është rritur deri në atë masë, që të ketë mundësi të shkojë dhe të luajë në Madison Square Garden në Nju Jork.”. /Lajmi.net/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...