Google ADS

Naftëmbajtësja kineze përfshihet nga zjarri

08:25 | 8 Janar 2018
Arbresh.info

Ka frikë nga një fatkeqësi mjedisore në Detin e Kinës Lindore, pasi një naftëmbajtëse vazhdon të rrjedhë prej dy ditësh, sepse u përplas me një anije mallrash.

Zyrtarët kinezë kanë thënë për mediat shtetërore se anija është në rrezik të shpërthejë dhe të fundoset, transmeton portali arbresh.info

Ekipet e shpëtimit janë duke u përpjekur të arrijnë anijen, e cila është mbështjellur nga re toksike, njofton ministria e transportit.

Ekuipazhi, 30 iranianë dhe dy nga Bangladeshi, janë ende të zhdukur përkundër përpjekjeve ndërkombëtare për shpëtim.

Sasia e rrjedhjes dhe rreziku që i kanoset mjedisit ende janë të paqarta. E anija vazhdon të jetë e përfshirë nga flakët./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme