Çfarë ju bën më atraktive ndaj gjinisë së kundërt? Atributet fizike janë gjëja e parë që e mendojmë mirëpo nuk janë të vetmet që ndikojnë në joshjen e gjinisë së kundërt.
Humori, veçantia si dhe guximi janë gjëra që konsiderohen tejet joshëse dhe këtë gjë e vërteton shkenca. Nëse dëshironi se çfarë kërkon partneri juaj i mundshëm, mund të lexoni këshillat e mëposhtme.
Është joshëse kur bëni shaka
Të qenurit qesharake është njëra nga gjërat që ju bën teje atraktive, ndoshta juve nuk ju duket se jeni “seksi” mirëpo studimet shkencore tregojnë se humori joshë meshkujt pasiqë konsiderohet si shenjë e intelegjencës.
Është joshëse kur jeni e “çuditshme”
Të qenurit e çuditshme nënkupton të qenurit e veçantë dhe krenare me faktin që i sfidoni rregullat e pashkruara të rrethit tuaj. Meshkujt parapëlqejnë femra që nuk janë konformiste andaj lirisht mund të vazhdoni të mbeteni e “çuditshme”.
Jeni më atraktivë nëse “bluani mendjen”
Zakonisht mendojmë se femrave u pëlqejnë meshkujt qesharakë mirëpo sipas një studimi të ri femrat pëlqejnë meshkujt seriozë që u duken sikur janë duke menduar thellësisht për ndonjë gjë. Ky studim ka të bëjë me përshtypjen e parë, pa e njohur ende peronalitetin e njeriut.
Guximi është joshës
Të qenurit e guximshme nënkupton aftësinë e të bërit diçka që ju thmerron fare. Guximi është një ndjenjë jo e lehtë por e fuqishmë, që sipas studimit ju bën më seksi.
Jeni më joshëse në taka të larta
I kuptojmë nevojat e modës dhe përshtatja e fustaneve me takat e larta, mirëpo shkenca thotë se ashtu dukeni edhe më seksi. Studimi tregoi se meshkujt kanë më tepër vullnet për të ndihmuar femrat në taka të larta, madje janë të zellshëm që t`i vihen pas nëse u bie diçka dhe nuk e kanë vërejtur.
Është joshëse kur e dini se i pëqeni personit tjetër
Nëse pyesim njerëzit për përvojat e tyre në dashuri, 90% prej tyre do ju thonë se faktori më i mad hi bërjes së hapit të parë kundrejt partnerit të mundshëm, ka qenë kuptimi i faktit se edhe personi tjetër ndjen diçka për ju.
Të ndani fshehtësitë e juaja është joshëse
Takimet e para jnë tejet të mbushura me nervozizëm, si dhe janë të çuditshme për të dyja paët. Mirëpo ekziston një mënyrë se si të zbusim këtë përvojë dhe të fillojmë një bisedë normale. Ndarja e informative personale në takimin e parë e promovon ndjenjën e lidhjes ndërmjet të dyve, andaj herën tjetër ndani sekretet./opinion/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...