Në qytetin Sydney të Australisë, termometri të dielën regjistroi temperaturën 47.3 gradë celsius, me çka dita e sotme është më e nxehta që nga viti i largët 1939, transmeton AA.
Në zonën e qytetit më të populluar australian, Sydney, është shpallur alarmi për përhapje të mundshme të zjarreve, ndërkohë që në qytetin e Sydneyt ka hyrë në fuqi ndalesa për ndezje të zjarrit.
Rekordi paraprak i temperaturës më të lartë ka qenë ai nga viti 1939, kur ishin regjistruar 47.8 gradë celsius, rikujton BBC.
Për australianët, kjo ka qenë një gjë e pritur sepse në shtator të vitit 2017, ata u paralajmëruan për rrezikun nga temperaturat e larta dhe nga përhapja e zjarreve gjatë stinës së verës, nga shkaku i njërit nga dimrat më të thatë që prej kur ka filluar matja zyrtare në Australi./AA/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...