Google ADS

Trump dhe Macron diskutojnë mbi Iranin dhe Korenë Veriore

00:14 | 8 Janar 2018
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë biseduar mbi situatën e krijuar në Iran dhe atë të Koresë Veriore, ka deklaruar Shtëpia e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë tha se biseda kishtë për qëllim “të theksonte” vendosmërinë e SHBA-ve dhe Koresë së Jugut për të arritur decentralizimin e plotë të Koresë Veriore, transmeton portali arbresh.info

“Presidentët gjithashtu kanë rënë dakord se protestat në Iran janë një shenjë e dështimit të regjimit iranian për t’i shërbyer nevojave të popullit të tij, pasi të gjithë pasurinë e kombit e ka “shkrirë” për të financuar terrorizmin dhe militantët jashtë vendit”, thuhet në deklaratë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme