Ylli brazilian Philippe Coutinho ishte transferi ‘bombë’ i Barcelonës në këtë afat kalimtar, përcjellë arbresh.info.
Lojtari që në vitet e fundit ka shkëlqyer në fanellën e Liverpoolit ka firmosur kontratë që e lidh me klubin nga ‘Camp Nou’ për katër vite e gjysmë.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se mezi pret të punojë me Philippe Coutinhon që ka kaluar te katalonasit nga Liverpooli.
“Mendoj se mund të na sjellë shumë për skuadrën. Ai shënon dhe mundëson gola dhe kur niset përpara mund të na ndihmojë shumë pasi luan brenda dhe anash. Është shumë i zhdërvjellët dhe kjo mund të na ndihmojë”, ka thënë Valverde pas fitores 3: 0 ndaj Levantes të dielën. /arbresh.info/
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...