Angela Merkel ka filluar një raund të ri bisedimesh në përpjekje për t’i dhënë fund krizës politike që ka paralizuar jetën politike në Gjermani.
Tre muaj pas zgjedhjeve, Gjermania vazhdon të mbetet pa qeveri, pasi tentativat e mëhershme dështuan, transmeton portali arbresh.info
Bisedimet e fundit pritet të kryehen me partinë e Martin Schulz.
Detyra e Merkel është të bindë krerët social-demokratë se kanë mbajtueshëm objektiva të përbashkëta për të filluar zyrtarisht negociatat për koalicion.
Me deklaratën e dhënë per gazetarët përpara takimit Schulz çel një dritare shprese. Ai u shpreh se nuk do të vendosë vija të kuqe dhe se kohët e reja kërkojnë politika të reja, duke lënë kështu të kuptohet se terreni për kompromis nuk mungon.
Të gjitha vendet e BE-së tani kanë drejtuar sytë nga Gjermania, e cila konsiderohet si shtylla e bllokut./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend