Një 24-vjeçar në Tiranë ka përfunduar në prangat e policisë pasi u kap me drogë. Shtetasi E.K është arrestuar pranë Medresesë në kryeqytet, ku pas kontrollit në mjetin “Honda’ iu gjetën 2 doza kokainë, e ndërsa në banesë i është gjetur një sasi fishekësh dhe 3 predha fishekësh luftarakë.
Gjithashtu pas kontrollit të mëtejshëm të bërë në shtëpinë e të riut, iu gjetën edhe 5 fishekë luftarakë e 3 predha fishekësh model 56, shkruan syri.net.
“Më datë 06.01.2018, rreth orës 16:00, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K. vjeç 24, banues në Tiranë, pasi rreth orës 11:00, në rrugën e “Dibrës”, pranë Medresesë, gjatë kontrollit të mjetit tip “Honda” Iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 2 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, ndërsa gjatë kontrollit të banesës, ju gjetën e bllokuan 5 fishekë luftarak model 56 dhe 3 predha fishekësh luftarak model 56. Nenet 283/1 e 278 të Kodit Penal,” shkruhet në njoftimin e policisë./syri.net
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?