Shpërthim me makinë bombë në Idlib të Sirisë, dhjetra të vrarë

21:15 | 7 Janar 2018
Trina Galanxhi

Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe janë plagosur pas një sulmi me makinë bombë në provincën siriane.

Dy shpërthime bombash kanë marrë jetën e dhjetëra personave në provincën siriane Idlib, shkruajnë mediat lokale, transmeton portali arbresh.info

Bomba  e parë shpërtheu pranë një supermarketi në qytetin Idlibit dhe mbetën të vrarë më shumë se 30 persona.

Një tjetër bombë ka shpërthyer pranë selisë së një grupi lokal, duke lënë të vdekur 20 persona.

Provinca siriane Idlib, e cila është në kufi me Turqinë, është pjesë e marrëveshjeve të shkurajimit të ndërmjetësuar nga Moska, Ankaraja dhe Teherani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme