Irani ndalon mësimin e gjuhës angleze

20:56 | 7 Janar 2018
Trina Galanxhi

Irani ka ndaluar mësimin e gjuhës angleze në shkollat fillore, tha një zyrtar i lartë i arsimit.

Vendimi erdhi pasi udhëheqësit islamikë paralajmërun se mësimi i hershëm i gjuhës angleze u hap rrugën “pushtimit kulturor” perëndimor, shkruan “The Guardian”, transmeton portali arbresh.info

“Mësimdhënia e anglishtes në shkollat fillore qeveritare dhe joqeveritare në kurrikulumin zyrtar është kundër ligjeve dhe rregulloreve”, tha për televizionin shtetëror Mehdi Navid-Adham, kreu i këshillit të arsimit të lartë shtetëror.

Mësimi i anglishtes zakonisht fillon në shkollën e mesme në Iran, në moshën 12-14 vjeç./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme