Flamurtari është zgjuar nga gjumi

20:13 | 7 Janar 2018
Arbresh.info

Flamurtari duket se është zgjuar nga gjumi.

Kuqezinjtë kanë bërë tri përforcime këto ditë.

Në fakt, klubi prishtinas e ka rikthyer veteranin e mesfushës Azem Ahmeti, i cili viteve të fundit ka luajtur me ekipet si Prishtina, Hajvalia dhe së fundmi Gjilani, kurse në gjashtë muajt e fundit ishte pa klub, shkruan Zeri.

Ndërkohë, flamurtarët i kanë transferuar edhe dy futbollistët e Vllaznisë së Pozheranit, Albert Kaqiku dhe Rron Statovci. /Zeri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme