Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ka bërë të ditur se planifikon të ndërtojë edhe katër shkolla të reja në shtetin afrikan Malawi gjatë vitit 2018.
Ajo ka kërkuar nga fansat e saj që të ndihmojnë në realizimin e ndryshimit që duan të shohin në atë vend.
Këngëtarja amerikane ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se planifikon t’ua mundësojë shkollimin mijëra fëmijëve përmes organizatës bamirëse, “Raising Malawi”.
Me katër shkollat e reja në atë vend, 59-vjeçarja do të ngrejë në 14 numrin e përgjithshëm të objekteve shkollore.
Mesazhin e postuar në Instagram, Madonna e ka shoqëruar me një fotografi të përbashkët me disa fëmijë afrikanë.
Diva e muzikës pop është e lidhur ngushtë me Malawin, pasi i ka katër fëmijë të adoptuar nga ai vend.
Në fillim të vitit 2017, ajo i adoptoi binjakët katërvjeçarë, ndërsa më herët ka adoptuar një djalë dhe një vajzë po nga Malawi. /telegrafi/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...