‘Janë ngritur 25 aktakuza ndaj zyrtarëve të institucioneve të ndryshme’

19:35 | 7 Janar 2018
Arbresh.info

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala thotë se viti i kaluar ka qenë mjaft i suksesshëm.

Ai ka treguar se  në vitin që e lamë pas nuk i kanë kursyer njerëzit “e fortë”, siç i quan ai zyrtarët të institucioneve të ndryshme të vendit, shkruan arbresh.info

Shala për Rtv Besa ka treguar se janë ngritur 25 aktakuza ndaj zyrtarëve të institucioneve të ndryshme.

“Në mesin e personave që kemi ngritur aktakuza janë drejtorë të drejtorive komunale, shkollave, inspektorëve etj”

Ai, pjesë të suksesit e ka numëruar edhe aktakuzën e ngritur ndaj 20 zyrtarëve të policisë, të cilët u dënuan nga Gjykata Themelore në Prizren./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme