Google ADS

Ky futbollist i thotë Llapit lamtumirë

18:35 | 7 Janar 2018
Arbresh.info

Aventura e sulmuesit brazilian, Jansen Da Silva Alandson te skuadra e Llapit nuk ka zgjatur më shumë se dy stërvitje.

Lojtari që së fundmi ka bërë karrierë në Belgjikë është lënë i lirë nga trajneri, Tahir Batatina, shkruan Gazetasheshi.com.

Llapi sot ka ndarë futbollistët në dy ekipe dhe ka zhvilluar në ndeshje kontrolluese që për qëllim kishte testimin e disa futbollistëve që ishin në prova.

Kësisoj, Alandson nuk arriti të bindë. “Sulmuesi i huaj nuk i përmbushi kriteret që unë i kërkoj, andaj e liruam”, deklaroi Batatina për Gazetasheshi.com.

Llapi do të vijojë nesër me stërvitjen e radhës prej orës 13:00. /Gazetasheshi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme