Manchester United i ka dhënë dritën e gjelbërt Jose Mourinhos, për të transferuar mesfushorin e Arsenalit, Mesut Ozil.
Reprezentuesit gjerman i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe në verë do të jetë lojtar i lirë.
Por, sipas “Sunday Mirror” bordi i United i ka treguar Mourinhos se ai mund të ofrojë 35 milionë euro për të nënshkruar me 29 vjeçarin në këtë muaj, përcjellë arbresh.info.
Raportohet se trajneri portugez preferon të nënshkruajë me Ozil si lojtar i lirë, por ai e di për interesimin e Paris Saint-Germain dhe të Bayern Munich.
Besohet se Ozil ka kërkuar pagë prej 300 mijë funtesh në javë dhe se United është i gatshëm të hapë bisedimet me mesfushorin.
Pritet që në ditët e ardhshme ‘djajtë e kuq’ të testojnë Arsenalin me një ofertë, pasi ata rrezikojnë ta humbasin atë pa përfituar asgjë me përfundim e sezonit.
Ozil në këtë sezon për Arsenalin ka shënuar katër gola dhe pesë asistime në 18 paraqitje. /arbresh.info/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...