Kampioni në fuqi i Kosovës, Trepça ’89 e ka zyrtarizuar transferin e radhës, përcjellë arbresh.info.
Sulmuesi Festim Krasniqi është futbollisti i ri i skuadrës buzë lumit Ibër derisa lajmin e ka konfirmuar në rrjetin social Facebook.
Krasniqi në stinorin e fundit ishte pjesë e Vllaznisë së Pozheranit.
“Tani është radha ime të punoj dhe të jap maksimumin për synimet e përbashkëta që kemi. Ajo që më shtyu të mos hezitoj ishte korrektësia e kryesisë dhe skuadra mjaft e fort që ka Trepça 89. Uroj suksese dhe në fund të mbrojmë titullin kampion”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi edhe në të kaluarën ishte pjesë e Trepçës ’89. /arbresh.info/
Ish-dizajneri i Apple së shpejti prezanton një lloj të ri te...
Rama flet në samitin e OKB-së: Shqipëria vend i vogël, por k...
Liga e Parë/ Rezultatet dhe tabela pas përfundimit të javës ...
Osmani në West Point: Ushtarët amerikanë, simbol i lirisë pë...
Shqiptarët e Luginës marshojnë nesër kundër diskriminimit
Haaland barazon rekordin e Cristiano Ronaldos