Para se të hedhësh një foto me ngjyrë të verdhë, shikohu një herë në pasqyrë: A është kjo ngjyra që duhet?
Nëse ke plane të mëdha këtë fundjavë, duhet patjetër t’i dokumentosh ato në mediet sociale.
Por para se të mbushësh Insta story me momentet më të bukura, selfies në pasqyrë apo karaoke netëve të vona, sigurohu që të zgjedhësh një gjë të përshtatshme për kamerën. Dhe me këtë nënkuptohet ngjyra e duhur.
Ke kaluar orë të tëra për të zgjedhur nuancat e toneve për sytë apo jo? E pra, ngjyrat, sipas ekspertëve, kanë rëndësi për 90 për qind të trupit. Ky është dallimi mes një fotoje që merr shumë pëlqime dhe një që “zë pluhur” në galerinë e fotove.
“Cila është e duhura?” është pyetja. Ngjyrat e zbehta, në përgjithësi, duhen lënë jashtë. Por e verdha, në mënyrë specifike, është një zgjedhje e përsëritur dhe shumë e vështirë për kamerën.
“E verdha është një ngjyrë shumë e vështirë për të tërhequr pëlqime”, tregon stilistja e shumë VIP-ave, Jeni Elizabeth.
“E verdha është një ngjyrë e lumtur, e bukur dhe tërheqëse për sytë”, – shpjegon Jeni Elizabeth. Por rreziku qëndron te këndvështrimet.
“E verdha mund ta tregojë edhe më të zbehtë personin në një foto. Ajo mund të të tregojë sikur je i sëmurë më shpejt sesa të tregojë se dukesh e mrekullueshme (shih Zendaya për këtë).”
Pra, ky është përfundimi që nxjerrim ekspertët – para se të hedhësh një foto me ngjyrë të verdhë, shikohu një herë në pasqyrë: A është kjo ngjyra që duhet?
A të bëjnë fotografitë e veshura me të verdhë të dukesh dhe të ndihesh e lumtur? Apo të bëjnë të dukesh si lëkura e një bananeje… Mendo me kujdes!
/Tetegrafi/
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...