Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar 257 mijë euro dënim për subjektet politike të cilat nuk e kanë respektuar Kodin e Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale te 22 tetorit.
Kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mul Deskut, thotë se janë të pakta partitë që i kanë paguar borxhet. Sipas tij, nëse partitë nuk paguajnë borxhet, mund edhe të mos certifikohen për zgjedhjet e ardhshme.
Po thuaj se të gjitha partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 22 tetorit janë dënuar në raste e shuma të ndryshme, nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, tregoi për Radio Kosovën se vetëm për raundin e parë partitë politike janë dënuar me mbi 219 mijë euro. PZAP me më së shumti gjoba, për shkeljet e bëra, e ka dënuar Lidhjen Demokratike.
“Më së shumti gjoba janë shqiptuar ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila kap shumën 70 mijë e 750 euro. Partia Demokratike e Kosovës është dënuar me 26 mijë e 150 euro. Vetëvendosje me 23 mijë e 100 euro. AAK është gjobitur me 14 mijë e 700 euro, përderisa Aleanca Kosova e Re me 20 mijë euro.
Nga këto dënime, sipas Deskut, LDK e AAK nuk kanë paguar asnjë cent. PDK ka paguar vetëm 1350 euro. Ndërsa të gjitha gjobat i kanë paguar Lëvizja Vetëvendosje e Aleanca Kosova e Re.
Për mosrespektim të Kodit të Mirësjelljes dhe thyerjes se heshtjes zgjedhore, më pak gjoba janë shqiptuar në raundin e dytë, kur se partitë pjesëmarrëse në balotazh janë dënuar me rreth 40 mijë euro. Këtë herë Lëvizja Vetëvendosje është dënuar më së shumti me mbi 16 mijë euro.
Sipas kryesuesit të Sekretariatit të PZAP-së, nëse partitë politike nuk i paguajnë gjobat, mund edhe të mos certifikohen për zgjedhjet e ardhshme.
“Ne i kemi dhënë edhe një afat shtesë, prej 15 ditëve, dhe deri më tani një pjesë e subjekteve politike i kanë kryer obligimet, ndërsa një pjesë ende nuk e kanë paguar. Mirëpo, nëse nuk i paguajnë, paneli, në bazë të ligjit, do të shqiptojë gjoba shtesë për partitë.
Shuma totale e gjobave për Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit është 257 mijë e 350. Sipas kryesuesit të Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nëse partitë politike nuk paguajnë dënimet, ato mund edhe të mos certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme./RTKlive/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut