Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj i ka reaguar deputetes së Vetëvendosjes, Donika Kadajt, e cila ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Kadaj në një reagim të saj ka thënë se Haradinaj duhet të dorëhiqet nëse i refuzohet viza për në SHBA.
Me këtë rast, Kadriaj ka deklaruar se ishte pikërisht Ramush Haradinaj dhe AAK-ja ajo që e solli Donikën ku është sot.
“Kur e han piten, tepsija mbetet”, ka shkruar ndër tjera Kadriaj.
Ky është komenti i saj i plotë:
Paska fol Donika,
E moj Donik nuk ke faj ti, po faj ka AAK qe te sjelli ktu ku je duke të priveligju në qdo aspekt, e ti sot del e fol pikerisht për at njeri qe ti dha krejt, e sa për temën në fjalë ishe edhe ti kunder kesaj Gjykate, Kryeministri ska bërë gjë tjeter vetem se po i ruan qendimet e ma hershme.
Se kush është pro Amerikes , Ramush Haradinaj ma shumë se kushdo tjeter e ka dëshmu këtë dhe ne do vazhdojmë të besojmë të pa lëkundur në miqësin e përhershme me SHBA-të,
Ishte pikerisht Kryeministri që kërkojë që në tavolinën e Brukselit të jetë pjesë edhe Amerika,
Ishte pikerisht KM qe projektin ma të madh të pas luftës në investime ju jepet pikerisht Kompanive Amerikane.
Donik, kur e han piten, tepsija mbetet.
TK
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...