Google ADS

Pastore: Kjo është skuadra ime për vitin 2018

13:59 | 7 Janar 2018
M. A.

“Unë jam i dashuruar me Parisin dhe me klubin e PSG-së. Nuk dua të ndryshojë skuadër”.

Javier Pastore ka vendosur për të ardhmen.

Futbollisti do të mbetet te PSG, përcjellë “Lajmi.net”.

“Unë jam i dashuruar me Parisin dhe me klubin e PSG-së. Nuk dua të ndryshojë skuadër”, deklaroi Pastore për “Yahoo.com”.

Kjo është një goditje për Interin, që prej kohësh ndjek mesfushorin.

Megjithatë, lojtari e konsideron hap prapa në karrierë rikthimin në Serie A.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme