Google ADS

Gjilanasi rrah gruan dhe vjehrrin, arrestohet

11:48 | 7 Janar 2018
M. A.

Dje në Gjilan policia ka arrestuar një burrë pasi kishte sulmuar fizikisht gruan dhe babain e gruas. Të dy kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës:

Gjilan 06.01.2018 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan e tij dhe babain e gruas duke iu shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme