Kryeministri i Kosovës. Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, mbrëmë ka njoftuar se ende është në pritje të një vendimi për vizë në amerikë.
Por, me raportimet e mediave nuk është pajtuar bashkëshortja e shefit të qeverisë kosovare, Anita Haradinaj.
Ajo i ka sulmuar mediat duke i akuzuar se po bëhen si media serbe.
“Qy qy Kryeministrit me dy pasaporta me iu refuzu visa , kur po doni po thoni Ti lehte e ke per viza, kur po doni po thoni iu refuzu, bravo bre si Tanjugu jeni bo hajde gazetari hajde”, ka shkruar ajo në facebook.
Të njejtin status e ka shpërndarë në facebookun e saj edhe këshilltarja e kryeministrit, Meliza Haradinaj.
Ndryshe vlen të theksohet se bashkëshortja e kryeministrit ushtron funksionin e moderatores në Radio Televizionin e Kosovës.
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...