Google ADS

E diela me diell

08:10 | 7 Janar 2018
M. A.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHK-së temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 11 gradë, ndërsa ato minimale në -1 gradë.

“Temperaturat do të jenë mbi vlerat e mesatareve në të dy vlerat ekstremale .Minimalet do të lëvizin nga -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Sipas IHK-së, si pasojë e çvendosjes së rrymave ajrore nga veriu në lindje e të cilat më tej nën ndikimin e fushave anticiklonike do të shtrihen mbi territorin tonë duke ndikuar edhe më tej në përmirësimin e kushteve meteorologjike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme