“Rapaunzela” e kohëve moderne, me flokë të gjatë 1.52 metra

23:11 | 6 Janar 2018
Trina Galanxhi

Një vajzë 17-vjeçare nga Argjentina, e njohur me nofkën “Rapaunzel”, është kurorëzuar me mbajtjen e rekordit Guinnes për flokët më të gjata.

Gjatësia e flokëve të saj shkon deri në 1.52 metra, transmeton portali arbresh.info

Lirisht mund të themi se ajo vetëm duke krerë flokët, ushtron muskujt.

Lorenzatti thotë se ajo nuk i ka prerë flokët për 10 vjet, pasi pësoi “traumë” për shkak të prerjes së keqe në qytetin e saj në Villa Carlos Paz, në Colorado.

Për të rritur flokët kaq gjatë, ajo gjeti inspirim te komedia “Matilda” e Danny DeVito.

Përkundër triumfit, Abril thotë se flokët e gjata sjellin edhe bezdi. Ajo ka theksuar se i është dashur që të mbajë flokët me duar sa herë që ka ecur nëpër shkallë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme