Google ADS

Melbournes nuk i mjafton supergoli nga Besart Berisha

23:07 | 6 Janar 2018
Arbresh Info

Melbourne Victory është ndalur nga Central Couast Mariner duke barazuar 1 me 1 mëngjesin e sotëm (e shtunë).

Supergoli i realizuar nga ylli kosovar Besart Berisha ishte anuluar në minutën e 71′ kur Blake Powell barazoi shifrat për 1 me 1 në stadiumin GMHBA, transmeton portali arbresh.info.

Rezultati i tillë bëri që Melbourne Victory të qëndrojë në pozitën e katërt në tabelë, prapa Adelaide United për nga golaverazhi.

Berisha ishte i pandalshëm nga tre mbrojtësit e skuadrës mysafire para se goditja e tij të përfundonte në qoshen e shtyllës së majtë të portierit duke shënuar për 1 me 0 (49′).

Sidoqoftë, sulmuesi Blake Powell barazoi shifrat në minutën e 71′ duke bërë që të dy klubet të ndajnë pikë në takimin e zhvilluar në kuadër të Hyundai A-Leagues./arbresh.info/

https://www.facebook.com/gomvfc/videos/10150950552214944/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme