Të paktën 10 spitale në zonat e mbajtura nga rebelët e Sirisë kanë vuajtur nga sulmet ajrore dhe sulmet me artileri gjatë 10 ditëve të fundit, thonë punonjësit e ndihmës.
Një këshilltar i një ogranizate bamirëse tha për BBC se sulmet kanë qenë intensive gjatë kohëve të fundit, transmeton portali arbresh.info
Një zyrtar i lartë i OKB-së i tha gjithashtu BBC se objektet shëndetësore në Siri janë goditur sërish.
Ndërkohë, 17 civilë humbën jetën në sulmet ajrore në Ghouta Lindore, pranë Damaskut.
Bastisja më vdekjeprurëse ishte në Hammuriyeh, ku vdiqën 12 vetë, duke përfshirë edhe dy fëmijë, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë javës së kaluar janë raporuar të vdekur 25 civilë, të cilët humbën jetën nga sulmet ajrore.
Rreth 400 mijë njerëz kanë qenë nën rrethim nga forcat qeveritare siriane të mbështetura nga Rusia që nga viti 2013./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?