Jurgen Klopp zbulon pse klubit u desh ta shesin Philippe Coutinhon

20:42 | 6 Janar 2018
Arbresh Info

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka dhënë një deklaratë të gjatë duke zbuluar pse ndodhi transferimi i Philippe Coutinho në Barcelonë.

Braziliani finalizoi transferimin e shumë pritur të tij në Camp Nou pasi dy klubet ranë dakord për në një marrëveshje prej 160 milionë euro mbrëmjen e sotme (e shtunë) duke i dhënë fund thashethemeve të pandalshme që nga muaji korrik, transmeton portali arbresh.info.

Pas njoftimit të marrëveshjes, Klopp ka pretenduar se Liverpooli bëri gjithçka me fuqitë e tyre për të bindur Coutinhon që të vazhdoj qëndrimin në Anfield, por shtoi se nuk ishte e mundur për ta mposhtur dëshirën e tij të madhe.

“Ne duhet t’i themi lamtumirë me plotë mosdashje, si një skuadër dhe si një klub, një shoku të mirë, një personi të mrekullueshëm dhe një lojtari fantastik si Philippe Coutinho”, ka thënë gjermani për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Nuk është sekret që Philippe Coutinho ka dashur që transferimi të ndodhë që nga korriku, kur Barcelona bëri së pari të ditur interesimin e tyre. Philippe ishte ngurrues me mua, pronarët dhe madje edhe bashkëlojtarët që ky ishte një transferim që ai dëshironte të ndodhë”

“Pavarësisht kësaj, ne arritëm ta mbajmë lojtarin përtej verës me shpresën që ta bindur atë që të qëndroj dhe të jetë pjesë e asaj që ne jemi duke synuar për ta bërë”

“Mund t’iu them tifozëve të Liverpoolit që ne si një klub kemi bërë gjithçka që është e mundur për të bindur Philippen që qëndrimi si pjesë e klubit ishte më atraktiv se transferimi në Spanjë, por ai ishte 100 për qind i bindur për të ardhmen e tij dhe familjen e tij që i përket Barcelonës”

“Është ëndrra e tij dhe jam i bindur që këtu nuk ka mbetur asgjë në dispozicion nga ana jonë për të ndryshuar mendjen e tij”

Barcelona i ka vendosur një klauzolë marramendëse prej 400 milionë euro mesfushorit 25-vjeçar në kontratën e tij pesë vjeçare./arbresh.info/

Të ngjashme