Google ADS

Trump: Jam gjeni!

20:02 | 6 Janar 2018
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë dyshimet mbi shëndetin e tij mendor, pasi kjo temë u ngrit pas botimit të librit “Fire and Fury”.

Trump e ka quajtur librin si një “trillim”, ndërsa autorin e ka quajtur “mashtrues”, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Libri i Michael Wolff për vitin e parë të administratës Trump, sugjeron se ata që qëndrojnë afër Presidentit, kanë vënë në pikëpyetje shëndetin e tij mental.

Duke folur për gazetarët, Trump ka kundërshtuar të gjitha “rrëfimet” në libër, ndërsa në raport me veten ka deklaruar se ai “është një gjeni i qëndrueshëm”.

Libri “Fire and Fury” ka dal në shitje gjatë ditës së premte./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme