Mesfushori anglez, Ross Barkley, të premtën është bërë pjesë e kampionit aktual të Anglisë, Chelsea.
Reprezentuesi anglez, u transferua nga Evertoni në Chelsea për shuëm e 15 milionë eurove.
Ai në të kaluarën ishte kërkuar nga Arsenal dhe Tottenham, të fundit ishin të të gatshëm të paguanin të njëtën shumë që Chelsea pagoi.
Por, Barkley zgjodhi Chelsea për shkak të mundësis për të luajtur me lojtarë të klasit botëror dhe se është i sigurtë se është vendi përfekt për t’u zhvilluar si lojtar.
Ai këto i tha në intervistën e tij të parë për Chelsea TV.
“Unë erdha te Chelsea, jam ambicioz, dhe unë jam duke pritur që të fitojë tituj dhe të luajë me lojtarët më të mirë”, tha Barkley.
“Natyrisht ishtë një vendim i madh nga unë për të lënë klubin e fëmijërës, por unë e ndjeva se ishte vendimi më i mirë që të transferohem të një klub i madh si Chelsea dhe ta zhvillojë vetën, po ashtu të ‘luftojë’ për tituj”, shtoi mesfushori anglez.
Barkley i cili kishte edhe gjashtë muaj kontratë me Evertonin dhe do të kishte qenë lojtar i lirë në verë, do të bartë fanellën me numrin 8, që ishte veshur nga legjenda e Chelsea, Frank Lampard.
Vlen të theksojmë se 22 vjeçari nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon për shkak të lëndimit, por tani ai do të jetë i gatshëm për trajnerin italian, Antonio Conte. /arbresh.info/
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...