Manchester City ka mposhtur Burnley me rezultat 4 me 1 në kuadër të raundit të tretë të Fa Cup.
Gjiganti anglez nuk ka lejuar ndonjë befasi ndaj Burnley dhe kështu u kualifikua për më tutje.
Në pjesë të parë skuadra vendase nuk ishte në nivelin e saj dhe pësoi gol pas 24 minutave.
Pas një gabimi trashanik të John Sontes, sulmuesi anglez Ashley Barnes shfrytëzoi duke shënuar një super gol për rezultatin 0 me 1.
Në pjesën e dytë skuadra e Pep Guardiolës, arriti të rikthehej në lojë dhe ta përmbyste rezultatin.
Sulmuesi argjentinas, Kun Aguero shënoi dy herë në minutat 56 dhe 58 për rezultatin 2 me 1.
Golin e tretë dhe të katërt i shënuan Leroy Sane (71′) dhe Bernardo Silva (82’). /arbresh.info/
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje