Sulmuesi spanjoll, Diego Costa, pati një ditë të çuditshme sot me skuadrën e Atletico Madrid.
Ish sulmuesi i Chelsea priti pesë muaj për të bërë rikthimin në fanellën e Atletico Madridit, pasi klubi spanjoll ishte i dënuar nga FIFA.
Costa të mërkurën e kaluar u paraqit në ndeshjen e parë zyrtare në kuadër të Copa del Rey kundër Lleida, dhe natyrisht që nuk mungoi në listën e golashënuesve.
Sot ai u paraqitë edhe në La Liga, kundër Getafe. Ai u inkuadrua në pjesë të dytë në minutën e 62.
Fillimisht ai u ndëshkua me karton të verdhë, pas një ndërhyrje tejet të ashpër, por pas gjashtë minutave ai shënoi gol duke dyfishuar epërsinë e ‘los colchoneros’.
Megjithatë, në ato momente gëzimi për të Costa, harroi se ka një karton të verdhë dhe vendosi të festojë me tifozët, duke kapërcyer barrierën.
Pasi u rikthye ai në fushë, ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë nga referi Jose Munuera. /arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...