Google ADS

Zidane: Nuk mund ta imagjinoj Real Madridin pa Ronaldon

16:36 | 6 Janar 2018
Arbresh Info

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi është diçka e paimagjinueshme për trajnerin Zinedine Zidane.

Ylli portugez qëndron pjesë e spekulimeve në rritje rreth të ardhmes së tij që sipas raporteve të ndryshme, Ronaldo është i pavendosur te klubi në Santiago Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.

32-vjeçari duket qartë se është i pakënaqur me kontratën e tij pasi rivali në Barcelonë, Lionel Messi, dhe ylli i PSG-së, Neymar, kanë paga më të larta. Por, Zidane beson që Ronaldo do të qëndrojë në Madrid për të gjithë pjesën tjetër të karrierës së tij.

“Nuk mund ta imagjinoj Real Madridin pa Cristianon”, ka thënë ai para ndeshjes së klubit kundër Celta Vigas në kuadër të La Ligas.

“Ai është një lojtar i Madridit dhe ai dëshiron të përfundoj karrierën e tij këtu. Nuk mund ta shoh atë duke luajtur diku tjetër”

Kampioni evropian aktualisht qëndron 14 pikë prapa Barcelonës si lidere e tabelës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme