Liverpooli është afër finalizimit të marrëveshjes rekorde për shitjen e Philippe Coutinho te Barcelona për 160 milionë euro.
Reprezentuesi brazilian nuk mori pjesë në ndeshjen e “Redsave” në FA Cup kundër Evertonit mbrëmjen e së premtes dhe besohet se tashmë ka luajtur ndeshjen e tij të fundit nën fanellën e Liverpoolit, transmeton portali arbresh.info.
Spekulimet kanë qenë të shumta rreth të ardhmes së Coutinhos së fundmi, por duket që tani klubi anglez do të përballet me humbjen e njërit nga yjet më të mëdhenj të skuadrës në mes të sezonit.
Bazuar në një raport nga gazeta katalunase ‘Sport’, Liverpooli ka pranuar ofertën prej 160 milionë euro nga Barcelona, ndërkohë që ‘Independent’ sugjeron që marrëveshja zyrtarisht do të prezantohet të martën, që do të thotë janë 48 orë ose më pak.
Ky transferim mund të jetë më i shtrenjti i bërë nga një klub në Premierë Ligë duke mposhtur atë prej 100 milionë euro që Tottenhami arriti në vitin 2013 me shitjen e superyllit Gareth Bale në Real Madrid.
Edhe pse kjo do të mbetet si një pjesë e padëshiruar në historinë e Liverpoolit, gjiganti tashmë është duke kërkuar zëvendësuesit e mundshëm të tij.
Lojtarët me top klas si Xherdan Shaqiri, Thomas Lemar dhe Riyad Mahrez mund kalojnë në Anfield me largimin e Coutinhos./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/304351390086169/
“Përjetova paralizë gjumi”, Sara tregon historinë e frikshme...
Rama: Shkolla 9-vjeçare “Irakli Bozo” po rilind ...
Sulmi ajror rus në ndërtesë banimi në Harkiv vret një fëmijë...
Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike ndërkontinentale
Droni i dytë brenda natës në shtëpi, kësaj radhe për Gresën
SHBA: Irani nuk duhet t’i përgjigjet hakmarrjes së Izr...