Një faqe në Facebook i hapur në emër të Majlinda Kelmendit ka shpërndarë lajme të rrejshme për një duel të kampiones olimpike me një xhudiste serbe. Avokati i autorizuar nga Kelmendi, Arianit Koci ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj keqpërdoruesve të emrit të xhudistes.
Në dy postimet e fundit të këtij profili të rrejshëm, thuhej se është duke u organizuar një duel të kurdisur me një xhudiste serbe dhe kishte shkruar se në bazë të komenteve që do të merrte postimi do të vendoste nëse do të përballej në këtë duel.
Avokati i autorizuar nga vetë Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka, Arianit Koci, ka thënë se do të bëjë kallëzim penal ndaj atyre që kanë keqpërdorur emrin e Kelmendit në Facebook.
“Tash më autorizoi Majlinda Kelmendi dhe Dritoni të bëjë kallëzim penal ndaj atyre që kamë keqpërdorur emrin e saj në Facebook”, ka thënë Koci, për Express.
Trajneri Driton Kuka në një postim në Facebook, ka thënë se Kelmendi nuk ka asnjë profil të saj zyrtar dhe i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të hetojë rastin.
“Majlinda ska facebook as instagram as asnjē rrjet tjetër social! Miq të nderuar, media por edhe organet e policisë për krime kibernetike mundësisht të parandalohen matrapazët e mashtruesit me emër të Majlindës”, ka shkruar Toni Kuka.
Ndërsa, avokati Koci, ka thënë se personat që kanë postuar nga një profil i rrejshëm në Facebook në emer të kampiones botërore, po i shkaktojnë dëm jo vetëm Majlindës, por edhe trajnerit Driton Kuka dhe Federatës së Xhudos.
“Sot, persona të pandërgjegjshëm, duke postuar nga nje profil i rrjeshēm në facebook, kanë shkruar gjëra te pavërteta, në emër të kampionës botërore – Majlinda Kelmendi.
Unë jam i autorizuar që të ushtroj kallezimi penal në emër të Majlindes ndaj ketyre personave të cilët i shkaktojnë dëm jo vetëm Majlindes, por edhe trajnerit të saj Driton Toni Kuka, dhe Federatës së Xhudos të cilët me mund e sakrifice kanë arritur sukseset më të mëdha, në sport dhe jo vetëm, në Kosoven e pasluftës”, ka shkruar Koci./Gazeta Express/
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...