Këngëtarja Rovena Dilo e nisi karrierën e saj si aktore vitin e kaluar, duke u bërë pjesë e një seriali televiziv të titulluar “Ti mund të më quash Xhon”.
Episodet e këtij seriali po jepen premierë në kanalin shtetëror të Shqipërisë, por e çuditshmja është se transmetimi i tij është vendosur për në orën 00:00 pas mesnatës.
Ky vendim ka irrituar paksa pjesëmarrësit në këtë serial, ndër ta edhe vet këngëtaren Rovena Dilo, e cila në serialin “Ti mund të më quash Xhon”, shijon eksperiencën e saj si aktore.
Ajo ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale disa imazhe të shkurtra nga një prej episodeve të serialit, nga ku edhe ka bërë lajmërimin se transmetimi i tij bëhet në 12 pas mesnate.
Rovena ka shkruar me ironi se ndodh që “specialistët e programacionit edhe të dehen ndonjëherë”, duke iu referuar kështu përpiluesve të orarit të programit në TVSH.
Sido që të jetë, aktrimi duket se sjell një Rovenë më ndryshe, të cilën gjatë gjithë karrierës së saj kemi pasur rastin ta shohim vetëm si këngëtare. /telegrafi/
https://www.instagram.com/p/BdlJBAoF1iZ/
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë