Një vajzë 20-vjeçare ka marrë lëndime të rënda trupore në aksidentin që ka ndodhur sot herët në mëngjes në orën 03:55 në rrugën rajonale Shtip-Radovish.
Bëhet fjalë për M.D nga Shtipi, e cila për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në Spitalin e Shtipit, ndërsa më pas është hospitalizuar në Qendrën Klinike në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajtova, thotë se në makinën “BMW” me targa të Shtipit, e cila ka lëvizur në drejtimin Radovish-Shtip, kanë qenë katër vajza të moshës prej 20 deri 21 dhe një djalë D.Z (22), i cili e ka drejtuar makinën.
“Makina për shkak të arsyeve të panjohura ka dalur nga rruga, është përplasur në dy drunj dhe është thyer. Njëri nga drunjtë ka rënë mbi makinën “Peugeot 206″ me targa të Kumanovës, e cila ka qenë e parkuar në rregull, ndërsa në të kanë qenë vozitësi nga Strumica dhe bashkëudhëtarja nga Kumanova”, tha Panajtova.
Sipas informacioneve të para, gjithë udhëtarët tjerë në “BMW” janë mbajtur në Spitalin e Shtipit, për të kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore./Telegrafi/
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...