Zgjidhni një udhëtim, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit? Sigurisht! E ku ka më mirë se të dini çfarë ju këshillojnë yjet.
Dashi: Tenerife
Për Dashin, 2018 do të jetë një vit i mbushur me pasion, zbulime të reja, dashuri me shikim të parë. Përse të mos e prisni dashurinë në Tenerife, nën hijen e një palme? Me shkathtësi dhe siguri në vete – karakteristika për ju që i përkisni kësaj shenje.
Demi: Helsinki
Të lodhur dhe në kërkim të stabilitetit, ju që i përkisni shenjës së Demit, do të gjeni frymëzim në një peizazh me borë në Helsinki, kryeqyteti i Finlandës, transmeton atsh. 2018 do të jetë për ju një vit i qetë, i reflektimit, paqes së brendshme: dhe nuk ka vend më mirë se një qytet mikpritës e kreativ, kaq i pasur me stimuj.
Binjakët: Pekin
2018-a për Binjakët do të sjellë shumë kënaqësi dhe arritje objektivash të pabesueshme. Do të shkoni përtej limiteve. Dhe ja sepse udhëtimi ideal për ju lidhet me një vend të largët, në Pekin – mes një shëtitje në Murin e Madh Kinez dhe një selfie në Sheshin ‘Tienanmen’, më i madhi në botë.
Gaforrja: Zanzibar
Për ju që i përkisni shenjës së Gaforres, Skyscanner këshillon një udhëtim në Zanzibar, destinacioni ideal për t’u rigjeneruar dhe për të gjetur gjithçka të bukur që është ruajtur në zemrën tuaj. Pas një 2017 me angazhime të shumta, 2018 do të jetë një vit që do të sjellë mjaft kënaqësi nga pikëpamja profesionale. Dhe ripërtërimi i energjive, para se të zhyteni sërish në rutinë, është i rëndësishëm.
Luani: Marrakesh
Për Luanin, 2018 do të jetë një vit në kërkim të dashurisë, mes pasionit dhe rikthimit të dashurive të vjetra. Për ju, destinacioni ideal – me magjinë dhe mjedisin romantik – është Marrakeshi. Është një destinacion ekzotik, të cilin ndoshta nuk e çoni ndër mend, por është një surprizë e vërtetë për ju që do të vendosni ta vizitoni.
Virgjëresha: Bali
Të gjithë ju që i përkisni shenjës së Virgjëreshës, në vitin 2018 do të viheni në provë. Është e rëndësishme të qëndroni larg zënkave dhe polemikave, në familje dhe në punë. Dhe ja sepse, Bali është vendi i duhur për të gjetur paqen e brendshme – mes një seance joge në Ubud, shëtitje në zemër të ishullit dhe pak sërf në brigjet e Ovest – do të ishin ideale.
Peshorja: Porto
Në vitin 2018, ju që i përkisni shenjës së Peshores do të shpërbleheni për sakrificat në 2017-n. Do të vijnë surpriza dhe do t’ju kthehet entuziazmi, por edhe pak nostalgji. Udhëtimi ideal është Porto, qytet në Portugali që nuk e njeh melankolinë dhe është një ndërthurje e kënaqësisë, kreativitetit, ushqimit të mirë dhe klimës.
Akrepi: New York
Për ju të shenjës së Akrepit, të angazhuar në mijëra punë, dhe që shpesh humbisni rastet më të mira, duhet një qytet i pasur me stimuj dhe energji. Qyteti ideal për ju është New Yorku.
Shigjetari: Pragë
2018-ta për ju që i përkisni shenjës së Shigjetarit do të jetë një vit konfirmimesh në aspektin personal, por edhe me zhvillime të rëndësishme në aspektin profesional. Udhëtimi ideal? Një udhëtim në Pragë, për të forcuar një lidhje miqësie. Ose mund të shkoni me njeriun e zemrës për të ndezur edhe më shumë pasionin mes jush.
Bricjapi: Moskë
Triumfe, suksese në punë, objektiva të arritur: 2018 për ju që i përkisni kësaj shenje do të jetë një vit arritjesh. Destinacioni ideal është Moska, me Sheshin e Kuq dhe monumente të shumta për t’u vizituar
Ujori: Amsterdam
Ujori është shpirt i lirë, plot me entuziazëm. Dhe vitin 2018 e prisni me dëshirën për autonomi dhe kreativitet. Ky është rasti i duhur për të shkuar e për të zbuluar Amsterdamin, një qytet vibrues nga energjia.
Peshqit: Catania
Ju që i përkisni shenjës së Peshqve keni nevojë të gjeni frymëzimin, për ndryshime dhe projekte të reja për t’u vënë në provë. Për të eksploruar horizonte të reja, këshillohet Catania, një vend i bukur ku ndërthuren shumë kultura. Është vendi ideal për të gjetur frymëzimin./atsh/
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë